‘A të q* r*pt çfarë i ka bërë’, video e rëndë nga Fieri, familjarët e 8-vjeçarit që u rrëmbye dhe u vra shpërthejnë në të qara

396

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin dhe mbarë opinionin publik këtë mbrëmje, ku u gjet trupi i pajetë i një 8-vjeçari pas rrëmbimit nga një 38-vjeçar. Noa.al ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku familjarët e të mitur qajnë për fatin tragjik të  8-vjeçarit.

Autori i kësaj ngjarje makabër është shtetasi Klodian Çalamani, 38-vjeç, i cili ka pasur dhe një precedent të mëparshëm në rrëmbimin e një vajze të mitur, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2012.

Ai e ka rrëmbyer 8-vjeçarin rreth orësh 09:00 të mëngjesit të sotëm, teksa ai ishte duke bërë xhiro me biçikletë.

Është dashur alarmi i dhënë nga nëna e tij pas mesdite, që policia të niste kërkimet, dhe të gjente trupinn e pajetë të të miturit të mbuluar nga balta.

Trupi i të miturit është mbajtur për minuta të tëra në vendin ku u gjet i pajetë, ndërkohë që dhimbja e familjarëve ka qenë e papërshkrueshme.

Babai i fëmijës dëgjohet që të thojë vazhdimisht: pse nuk më vrau mua!

https://youtu.be/QPtazJuE6w0