Një ditë ndryshe për fëmijët jetimë të qendres Rozalba në Gjadër

449

Në ditën ndërkombëtare të jetimeve, kuzhinieri i njohur lezhjanë Alfred Marku i nxori nga qendra për një ditë ndryshe fëmijet jetimë të qendres Rozalba në Gjadër. Ata ishin mysafirët e restorantit të tij duke larguar për pak kohë vetminë që shkakton humbja e prindërve. Si gjithmonë ata shoqëroheshin nga motrat Venerini dhe punonjëset sociale të Drejtorisë së Sherbimit Social në Bashkinë e Lezhës.


Nuk ishte thjesht një drekë, por dëshira që këta fëmijë të kishin fytyra të gëzuara dhe buzëqeshje në buzë. Kjo ndodhi, sepse Chef Alfredi u bë pjesë e tyre duke lënë pas profesionin për të ju dedikuar këtyrë fëmijeve orë të çmuara, ndoshta ato orë që ju mungojnë në përditshmërinë e tyre. Diskutime, momente të gëzueshme e plot mendime për një të neserme ndryshe për jetimët. Fëmijet e qendres Rozalba ishin me fat këtë vit, sepse atyre i’u krijua mundësia të ishin në një tavolinë për shumë kohë më chef Alfredin, chefin e kuzhinës kreative dhe shumë të njohur.

Kuzhina një mundësi e mirë për jetimët si profesion


Shumë prej këtyre fëmijëve kishin pasion kuzhinën, e ku nuk mungonin edhe ata që tashmë ishin përfshirë në kurse kuzhine. Megjithëse mund të kishin mësuar shumë gjëra, ky ishte momenti për të mësuar edhe më shumë. Chef Alfred Marku u bë udhërrëfyesi i një guide në kuzhinë, pjatave të veçanata apo mënyrave të ndryshme të gatimit. Nxitja për të patur një profesion që do ti ndihmonte ata që të krijonin mundësi më të mira ekonomike për vete ishte motivi për të cilat chef Alfredi fliste edhe më më shumë pasion para jetimeve të qendres Rozalba.


Udhëtimi prej 15 minutash nga qendra deri tek restorant Rapsodia ia kishte vlejtur. Ishte vertetë një ditë ndryshe për këta jetimë. Marte Fetaj, Drejtoreshë e Sherbimit Social në Bashkinë e Lezhës e falenderoi chef Alfredin për mënyrën origjinale me të cilën u bë pjesë e një kategorie sociale që ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Ajo shprehu bindjen se biseda me të, nxitja që ju dha dhe atmosfera e krijuar ishin kura e nevojshme për ditën ndërkombëtare të fëmijëve, kurë që sipas saj duhet të jetë tek çdo fëmijë.

Gjithka për të qënë një ditë ndryshe


Të mësuar me idëne e pritjes së vizitave në ditë të tilla, përfaqsuesit e qendres Rozalba, motrat Venerini, i shprehën mirënjohjen e tyre mikëpritësit të këtyre fëmijëve. Një ditë ndryshe tek Restorant Rapsodia, sipas tyre ishte vertetë një ditë ndryshe e kjo jo thjesht për datën sinifikative por edhe për mënyrën e impostimit të aktivitetit me një ditë të veçantë.


Në largim, një foto që flet si gjithnjë sa një mijë fjalë, shfaq buzëqeshjen e të gjithë protagonistëve. Dashuria nuk ka nevojë për të pamundurën, por që të nxitet në çdo ditë e të jetë e pranishme në jetët tona çdo ditë. Fëmijët jetimë kanë nevojë për më shumë dashuri e përkujdesje, Alfred Marku bëri vetëm pjesën e tij, të dhurojë si çdo herë dashuri për ata që kanë më shumë nevojë.