Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni, babai i dy fëmijëve në Tiranë, policia shoqëron mikun e tij që realizoi edhe takimin e fundit. Ja çfarë ka gjetur grupi i hetimit

233

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me zhdukjen prej gati dy javësh të një 43-vjeçari, babai i dy fëmijëve. Raportohet se Rruzhdi Hoxha është zhdukur 13 ditë më parë dhe denoncimi është bërë nga familja në komisariatin numër 5.

Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

Grupi i hetimit ka mundur të gjejë një celular në afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë, që dyshohet se i përket të zhdukurit.