Nxënësit infektohen me Covid-19, mbyllet klasa e shkollës së mesme

255

Ditën e sotme, është mbyllur klasa e 11-të e shkollës të mesme në Këlcyrë. Në total nga 20 nxënës janë infektuar me Covid 7 prej tyre. Vendimi për mbylljen e kësaj klase u ndërmor nga kreu i Inspektoriatit Shëndetësor në Gjirokastër. Klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë me rradhë për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimeve.

Ndërsa nuk dihet gjendja sa i përket infektimeve totale në shkollë. Autoritetet po punojnë për dezinfektimin e ambienteve të klasës.