Makina përplas një person teksa kalonte rrugën! 54-vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, arrestohet shoferi

39

Një makinë ka përplasur një 54-vjeçar i cili po kalonte rrugën në Pogradec.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.D. është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Uniformat blu bënë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin B.M. dhe e dërguan në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.