Lezhë/ Aksident në hyrje të Balldrenit

77

Një drejtues motoçiklete ka mbetur i plagosur në hyrje të Balldrenit pasi u përplas nga një trajler që u largua më pas nga vendi i ngjarjes. Aksidenti u regjistrua rreth orës 18:00 dhe policia nisi hetimet, ndërsa po merr kamerat e sigurisë për të identifikuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën