AZ Group mbështet gazetarët për realizim reportazhesh mjedisorë, ekonomikë dhe promovues

201

Gazetarët lokalë në Lezhë do të mbështeten në punën e tyre për realizimin e mini reportazheve për mjedisin, ekonominë dhe promovimin e zonës. Kjo mbështetje do të mundësohet nga kompleksit industrial AZ Group në Lezhë, një prej bizneseve më inovativë në rajon dhe që ka ndikim në mbrojtjen e mjedisit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë administratori i këtij kompleksi z. Alban Zusi i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve At Gjergj Fishta në gazetari i ftuar i Unionit të Gazetarëve Shqiuptarë. Duke prezantuar nismën e marrë nga AZ Group për tu dhënë zë problemeve mjedisore dhe zgjidhjeve të mundshme, trajtimin e çështjeve me zhvillim ekonomik që përbëjnë inovacion dhe trajtojnë me kujdes natyrën dhe promovimin e vlerave më të mira të rajonit përmes temës “krenar për vendin tim”, Alban Zusi, ka sjellë një risi edhe në fushën e gazetarisë.

Përmjes kësaj nisme synohet që të rritet vetëndërgjegjsimi i qytetarëve, bizneseve dhe aktorëve të ndryshëm për të vepruar në çeshtjet mjedisore si një nga nevojat më të shpejta për të shpëtuar planetin që rrezikohet kryesisht nga emëtimet e shumta të diogsidit të karbonit në natyrë. Bizneset e reja apo ato që përdorin teknologjinë për mbrotjen e mjedisit dhe zvoglimin e mbetjeve sipas Zusit duhet të kenë më shumë vemendje dhe media këtu mund të luajë një rol të rëndësishëm për tu dhënë zë atyre dhe krijuar modelet që duhen ndjekur.

Këto reportazhe jo vetëm që do të jenë evidentim, prezantim dhe ngritje shqetësimi për mjedisin, në fakt ato duke përdorur edhe ekspertizën e specialistëve rajonalë e më gjerë mund tu japin zgjidhje organeve të pushtetit vendor e qendror. Prezantimi i vlerave më të mira lokale, kryesisht atyre që merren me bujqësi, blegtori apo që krijojnë turizëm eko do të jenë në vemendjen e mbeshtetjes që do të vijë nga AZ Group përmes nxitjes së gazetarëve për të realizuar reportazhe të kësaj natyre e kjo do të sjellë promovimin e tyre, u tha gazetarëve administratori i këtij kompleksi z. Alban Zusi.

Kjo mbështetje do të jetë e përmuajshme dhe tashmë është ngritur grupi i punës për përcaktimin e modaliteteve dhe nisjen e këtij projekti të ri. Kjo nismë është përshendetur menjëherë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë që kanë vlersuar rolin e kompanisë për mbrotjen e mjedisit dhe nxitjen që po u jep gazetarëve për të realizuar reportazhe sa më të arrirë.

Në edicionin e parë të çmimeve “At Gjergj Fishta” të akorduara për disa nga gazetarët më të mirë të këtij rajonit nga UGSH-ë Lezhë, AZ Group ishte mbështetëse e këtij aktiviteti të rëndësishëm që hapi siparin e kremtimeve për 150 vjetorin e lindjes së njeriut më të rëndësishëm të letrave shqiptare, të madhit At Gjergj Fishta.