Aksion blic / Arrestohen tetë persona orët e fundit. Policia zbardh akuzat e rënda

236

Policia bën me dije se janë arrestuar tetë persona gjatë orëve të vona të natës falë kontrolleve të bëra orët e vona të natës. Sipas burimeve personat në fjalë akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga kanë rënë: shtetasit E. K, 38 vjeç dhe E. Gj, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës të shtetasit E. K, në të cilën u konstatua dhe shtetasi E. Gj, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

D. M, 39 vjeç, E. R, 28 vjeç dhe A. V, 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D. Ç, 24 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë jashtë rruge;

J. K, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K, 38 vjeç dhe E. Gj, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës të shtetasit E. K, në të cilën u konstatua dhe shtetasi E. Gj, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 64 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. M, 39 vjeç, E. R, 28 vjeç dhe A. V, 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D. Ç, 24 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë jashtë rruge;

J. K, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.