“Bark e të vjella…”/ Gjendje alarmante në spitalin e Krujës, qindra pacientë të helmuar, zbardhen dyshimet e rënda

226

Gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Krujës ka pasur një gjendje alarmante. Bëhet me dije se shumë pacientë janë paraqitur për të marrë ndihmën e parë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga uji.

Në dy ditët e fundit në urgjencën e Infektivit dhe atë të Pediatrisë ka pasur fluks pacientësh me diarre dhe të vjella.

Mjekja Mimoza Tali sqaroi një ditë më parë për ABC se të gjithë personave me këto simptoma u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar në banesat e tyre ku do të vijojnë mjekimin.

 “Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër,” tha një banore.

Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Gjithashtu për situatën kanë vënë në dijeni organet e shëndetit publik dhe të AKU-së. Policia sqaron se janë në pritje edhe të rezultateve të analizave të ujit.