Makina përfundon disa metra poshtë rrugës, policia zbardh ngjarjen: Ka të plagosur

397

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” ku automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin R. K., ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, J. T. 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C. rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.