Shkëlqen ekipi Komëtarë i femrave, “shuplakë” Armenisë

270

Kombëtarja shqiptare e femrave ka shkëlqyer, duke arritur fitoren më të thellë në historinë e saj. Ekipi kuqezi i drejtuar nga Armir Grima fitoi 5-0 ndaj Armenisë në ndeshjen e dytë kualifikuese të grupit për Botërorin 2023.

Pas barazimit me Kosovën, skuadrave e femrave tashmë regjistron këtë sukses, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Dy herë Doçi dhe njëherë Hamidi e mbyllën thuajse sfidën që në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola.

Në të dytën, është shqiptarja nga Zvicra, Hamidi, që shënon dopietën personale dhe të katërtin. Në fund, Lufo shënon edhe golin e pestë për ekipin kuqezi, duke shkruar kështu historinë e futbollit të femrave të vendit tonë.