Mjeti përplas këmbësorin në rrugë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital (Emri)

337

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Thumanë. Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin shtetasin A. K., 28 vjeç ka përplasur një këmbësor.

I plagosuri Xhelson Gabili, 21 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.