Aksion i madh! Arrestohen 9 efektivë policie në Tiranë

259

9 efektivë policie janë prangosur gjatë mbrëmjes së sotme. Mësohet se efektivët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë lejuar disa lokale që të qëndrojnë hapur, edhe pas orës policore.

Ata kanë qenë prej disa muajsh në përgjim nga strukturat e tjera të Policisë, duke sjellë sot prangosjen e tyre.

Ndërkohë që deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rastin nga Policia e Shtetit.