Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Gledis Nano zbulon emrat e drejtorëve të rinj

516

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano prezantoi sot ndryshimet dhe emrat e rinj të drejtorëve në Policinë e Shtetit.

Në funksion të prioriteteve të reja që ka përcaktuar qeveria shqiptare për Policinë e Shtetit si dhe me qëllimin për ti dhënë një impuls të ri personelit policor, pas një analize të deritanishme të punës së drejtuesve aktualë të policisë, krahas masave të tjera kam vendosur të bëj disa ndryshime në nivel drejtuesish”, tha Nano.

Sipas tij, këto lëvizje i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen me drejtuesit e tjerë të policisë në nivel vendor.

Emërimet:

Lorenc Panganika, drejtori i policisë së Tiranës

Hamdi Fjora, drejtori i policisë Shkodër

Gentian Berberi, drejtori i policisë Vlorë

Ardian Cipa, Drejtori i Policisë Elbasan

Alfred Cepe drejtor në Fier

Gjovalin Loka drejtor në Korçë

Neritan Nallbati drejtor në Durrës

Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Sigurinë Publike

Edmond Suloj drejtor në Kukës

Bledar Celiku në Gjirokastër

Oltion Bistri drejtor në Lezhë

Skëndër Hithaj drejtor në Dibër

Alban Dautaj drejtor i Antiterrorit

Fatmir Hoxha drejtor në kufirin e Migracionit Korcë

https://www.facebook.com/583363525062361/posts/4621154037949936/