Çau kordonin policor gjatë maratonës duke rrezikuar jetën e vrapuesve – kapet shoferi

316

Një i ri është shoqëruar nga policia e Tiranës, pasi ka thyer kordonin gjatë Maratonës së Tiranës.

Bëhet me dije se Belind Luli është i riu që theu kordonin duke thyer rregullat dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve që po merrnin pjesë në garën e Maratonës 2021. Policia ka bllokuar makinën luksoze të Lulit.

Mësohet se Luli është një person i njohur për policinë rrugore, pasi shpesh është gjobitur.

Ai është një person që ekspozon makina luksoze si “Rolls Royce” , “Bentley” dhe “Range Rover” në rrjetet sociale