Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

549

Pak çaste më parë janë ndjerë lëkundje tërmeti në Mallakastër dhe Patos.

Mësohet se magnituda ka qenë 2.6 ballë e shkallës rihter por nuk ka qenë shumë në thellësi, vetëm 2 km, duke bërë që banorët të ndjejnë lëkundje të konsiderueshme.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëmtime materiale. Ndërkohë mendohet se shkak mund të jenë bërë edhe puset e naftës të cilët janë shumë pranë zonës ku ka qenë epiqendra e lëkundjeve të tërmetit.