Gjendet e pajetë një grua në bregdetë, Policia zbardh dyshimet

40

Policia ka publikuar informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e raportuar në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur e pajetë, një grua, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës, ku pritet identifikimi dhe ekspertiza për shkaqet e vdekjes.