Foto/Iu bë atentat te Komuna e Parisit, kush është 22-vjeçari që mbeti i plagosur

75

Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Redi Balla, personi që shihni në foton e mësipërme është 22-vjeçari që ka mbetur i plagosur. Ai është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.

22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende motivet e këtij atentati ndërkohë që policia po vijon hetimet.