Një klasë shkolle në Lezhë rekord në lexim librash artistikë

99

Në Lezhë, nxënësit e klasës së pestë të shkollës 9 vjeçare “Beselidhja” ka arrritur të lexojnë gjatë verës një numër të lartë titujsh librash për fëmijë. Kjo u ka dhënë atyre të drejtën të konsiderohen miq të librit. Leximi ishte sfida e verës që lamë pas për këta fëmijë. Projekti i nxitur prej tyre më herët për blerjen e librave nëpërmjet shitjes së luleve u dha mundësinë këtyre fëmijëve të kishin në duar disa prej titujve më të kërkuar për momentin. Jane 50 tituj librash që kanë qarkulluar këta nxënës nga njeri – tjetri.

Gjatë pushime verore fëmijët kanë lexuar nga 15 në 24 libra secili duke merituar edhe vlersimin e dhënë nga Biblioteka Publike “Gjeergj Fisha” në Lezhe në bashkpunim me Drejtorinë e Shkollës si “Mik i vogël i librit”. Këto vlersime i paraprijnë konkursit final që do të mbahet në prag të përfundimit të vitit shkollës për çmimin e “Lexuesit më të mirë”. Në fjalën e mbajtur pëërpara “fëmijëve” të saj ësuesja kujdestare, Lulëzime Celami, ishte e bindur për suksesin e tyre duke ju referuar dëshirës dhe pasionit që ata kanë për leximin dhe dashurinë për librin si mënyra më e mirë për të rritur dijen.


Përgjegjësi i bibliotekës në Lezhë, z. Albert Cuko dhe Kryetari i Klubit Letrar “Ndoc Gjetja” në Lezhë, z.Hekuran Koka kanë ftuar edhe fëmijët e tjerë që të ecin mbi këto shembuj dhe të vlersojnë librin. Ata kanë shprehur kënaqësinë e tyre për këtë shembull të mirë dhe krenarinë qqë ndjenin ndërsa prezantohen me titujt e librave të lexuar nga një klasë e vetme.
Leximi konsiderohet si një prej elementëve më të domosdoshëm në ngritjen edukative dhe arsimore në shkollën “Beselidhja”, ndërsa pararojë e saj qendron pikërisht klasa e pestë e shkollës me mësuesen e tyre kujdestare znj. Lulëzime Celami, që vijon të sjellë aktivitete të shumta edukative.