E rëndë / 13-vjeçari shqiptar vret babain, po i dhunonte të ëmën

523

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në një familje nga Kosova. Një 13-vjeçar ka qëlluar për vdekje të atin.

Ngjarja u shënua në Francë pasi djali pa që i ati po i dhunonte të ëmën. Mësohet se i mituri ka hyrë në kuzhinë dhe ka parë që e ëma e tij po dhunohej. Ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar drejt të atit.

13-vjeçari u arrestua pas disa orësh. Arma me të cilën kreu vrasjen u gjet në një thes, e fshehur jo shumë larg shtëpisë së familjes shqiptare.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të miturit apo i viktimës. Ngjarja shokoi të gjithë komunitetin shqiptar në Francë.