Breshëri plumbash në Tiranë

448

Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Një numër i madh forcash policore dhe qytetarësh ndodhen tek lulishtja e zonës. Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka qëlluar me armë, por nuk dihet ende nëse ka të plagosur.

Ndërkohë pritet të zbardhen të tjera detaje lidhur me këtë ngjarje.