Protestuesit kundër pasaportave të vaksinimit ‘djegin’ Romën, policia vë në pranga 12 persona, mes tyre edhe 2 politikanët e njohur (EMRAT)

132

Pas protestave të dhunshme që u organizuan mbrëmjen e djeshme në Itali kundër pasaportave të vaksinave, 12 persona janë arrestuar nga policia.

Ndër të arrestuarit janë edhe Roberto Fiore e Giuliamo Castellino, përkatësisht drejtuesi kombëtar dhe udhëheqësi i Romës në partinë “Forza Nuova”. Demonstruesit vërshuan në rrugë drejt qendrës së kryeqytetit italian, dhe policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas përplasjeve të dhunshme, disa efektivë të policisë u plagosën, por pa e ndërprerë shërbimin. Selia e sindikatës italiane të punës u sulmua, ndërsa protestuesit e dhunshëm arritën të thyente dyert e selisë së sindikatës para se policia të arrinte t’i ndalte demonstruesit.

Protestuesit u përballën me automjete të blinduara dhe me një furgon të vendosur para derës së selisë së qeverisë, si një barrierë e fundit parandaluese.

Në rrugë, të gatshëm për t’u përballur me policët kishte njerëz me fytyra të zbuluara, burra dhe gra në moshë, e që bërtisnin me zemërim, dhe pothuajse indiferentë ndaj ujit me presion që shpërndante policia.

Një vit më parë, kur u njoftuan mbyllje të reja për valën e dytë të pandemisë, protesta e tregtarëve u infiltrua nga ekstremistët politikë që donin të përfitonin nga mundësia për të vendosur policinë në vështirësi, ndërsa kësaj here sikurse shkruajnë mediat italiane, duket krejt ndryshe.