“Kanë kryer korrupsion të nivelit të lartë”/ DASH bën lëvizjen e rëndësishme, i jep një tjetër goditje Sali Berishës dhe familjes së tij! Yuri Kim zbardh dokumentin që është dërguar në Kongresin Amerikan

165

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka publikuar listën e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat të cilët kanë kryer korrupsion të rëndësishëm ose ndryshe korrupsion të nivelit të lartë. Këtë listë DASH do e dorëzojë në Kongresin Amerikan.

Ndërsa vihet re se në emrat e listuar, është edhe ai i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha i cili para pak kohësh u shpall non-grata nga DASH me akuzën se kishte shpërdoruar detyrën e tij për korrupsion.

Në shkresën e dërguar në kongres, thuhet se sekretari amerikan i shtetit mund të shpallë non grata edhe familjarë të personave që janë përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. Kjo shihet edhe më poshtë ku krahas emrit të ish-kryeministrit Sali Berisha janë edhe emrat e familjarëve të tij, bashkëshortja e tij, fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

“Kanë kryer korrupsion të nivelit të lartë”/