Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kush e zëvendëson Ardi Veliun

192

Është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, një ditë më parë, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku theksonte se do të largohej nga detyra për t’iu përkushtuar më shumë familjes.

Ardi Veliu është zëvendësuar zyrtarisht nga Gledis Nano, i cili ka 20 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit.

Së fundi, Gledis Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.