FOTOLAJM/ Nuk është gomisteri, por gomat e gjetura në fund të detit në Himarë

218

Teksa shikon fotot të një grumbulli me goma, në përshtypje të parë të duket diçka e zakonshme nga një gomisteri, por vijnë nga fundi i detit në Himarë, duke ndritur alarmin për një katastrofë mjedisore.

Kjo është Himara tjetër, ajo që nuk shohim kur zgjedhur që të pushojmë në këtë pranë kaltërsisë së bregdetit të bukur, e që sot na doli në pah falë një aksioni mjedisor vullnetar “Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center”.

Si kanë përfunduar ato goma në det, kush i ka hedhur, janë disa pyetje që fatkeqësisht është e vështirë për t’iu dhënë një përgjigje, por është e trishtë kur mendon që fund të detit gjendet “thesare” të tilla.