Moti Sot, e premte 24 shtator 2021

218

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Prej orëve të mesditës moti do të jetë kryesisht me diell si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë në pakësim me kalimin e orëve.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet e larta malore. Era do të fryjë me drejtim nga jugu e lehtë deri mesatare në brigjet e Jonit.