Kush është ministrja e njohur që do marrë në dorë frenat e qytetit veriorë? Prezantohet në Shkodër drejtuesja politike e PS, Gjiknuri tregon çfarë pritet: Nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar

493

Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi në Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark Edona Bilali në një mbledhje të zhvilluar me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe struktura të tjera të kësaj force politike në qarkun Shkodër.

Pas mbledhje Gjiknuri që shoqërohej edhe nga sekretari organizativ Blendi Klosi deklaroi se PS do vijë organizimin për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme që tani në mënyrë që të vijojë të përçohet fryma e fitores. I pyetur nëse PS është e gatshme që t’i ofrojë PD ndryshimet e reformës territoriale që kërkon Basha në këmbim të dakordësisë së PD për ndryshimet kushtetuese në organet e Vettingut, Gjiknuri tha se PS siç ka deklaruar edhe kryeministri Rama është e gatshme që të dialogojë me PD, por në institucione dhe jo jashtë tyre për reforma dhe çështje të ndryshme.

“Jemi në një proces jo vetëm prezantimi të drejtuesve të rinj, por edhe një analize elektorale që do t’i shërbejë PS. Jemi një parti që nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar por gjatë gjithë kësaj kohe do të bëjmë organizimin e nevojshëm që të përballojmë edhe zgjedhjet vendore edhe ato të përgjithshme. Ky proces është i nevojshëm pavarësisht se mund të ketë mendime të ndryshme sa i përket organizimit, rëndësishme është që ne kemi frymë fituese dhe do vazhdojmë që ta përçojmë këtë frymë kudo”, deklaroi Gjiknuri.