“Basha është shtrirë barkas”, Ndoka bën deklaratën e fortë: I kemi kërkuar Berishës të rikthehet, përplasja në PD është artificiale

406

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, aleat i Partisë Demokratike, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në PD.

Ndoka ka theksuar se shpresat e PD-së për fitoren e zgjedhjeve me në krye Bashën kishin humbur, duke shtuar se i është kërkuar Berishës që të rikthehet.

“Përplasja brenda PD është artificiale. PD po tundet dhe do të ketë një zgjidhje dhe kjo na jep një zgjidhje, se gjërat do të lëvizin në mënyrën e duhur. Shpresat me Bashën kishin humbur. Berisha ka qenë i distancuar nga zhvillimet dhe Berisha nuk ka marrë vendimmarrje në Partinë Demokratike.

Sot ka shpresë në PD, unë shoh tek baza edhe qytetarët e thjeshtë, që PD po tundet dhe duhet të ketë një zgjidhje. Kjo na jep edhe ne njëlloj zgjidhjeje. Këtë mund ta bënte Berisha, ia kemi kërkuar përpara. Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve”, tha Ndoka.

Më tej ai ka deklaruar se Bashën e sheh të çekuilibruar dhe duke bërë gafa të rënda. Ndoka ka thënë se Basha është një politikan që me goditjen e parë është ulur barkas.

“Unë shoh Lulin të çekuilibruar, bën gafa të rënda. Basha me zgjedhjet që janë mbajtur ka humbur autoritetin. Basha mori një vendim personal për Berishën, nuk pyeti bazën dhe baza tani është bërë kundër tij. Basha është një politikan që është shantazhuar dhe me goditjen e parë është ulur barkas. Basha nuk u rrit kurrë si lider”, u shpreh Ndoka