“Kisha dyshime se nuk ka vdekur”/ Kryebashkiaku i Pukës bën deklaratën e papritur për biznesmenin italian që u gjet i gjallë pas 8 muajsh: Ne kemi një zakon…

259

Gjetja gjallë e biznesmenit Davide Pecorelli 8 muaj pasi makina e tij u gjet e djegur në zonën e Pukës i ka surprizuar të gjithë.

Ai inskenoi gjithçka dhe makina e tij tip “Skoda”, e marrë me qira u dogj në Pukë.

U mendua se kishim të bënim me një krim dhe vrasje, por situata ishte e dyshimtë. Në vëzhgimin e parë, nuk kishte kocka në makinë, por në vëzhgimin e dytë, u zbuluan kockat.

Davide Pecorelli u shpall i zhdukur, por çështja nuk mbaron këtu. Kanë kaluar tetë muaj që nga momenti i “zhdukjes”, por duket se ai është gjallë. Ai kishte inskenuar gjithçka dhe e ka bërë për të fituar figuracionet.

Biznesmeni doli zbuluar, pasi riaktivizoi kartën e tij të bankës për të tërhequr para. Kjo bëri që të kuptohej se ai është gjallë. Megjithatë Pecorelli u zbulua rastësisht në Toskana, në brigjet e Livornos. Gomonia e tij po mbytej dhe në operacionet e shpëtimit u zbulua se një prej anëtarëve ishte pikërisht ai.

Kjo çështje u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje “Skype” ishe kryetari i Bashkisë së Pukë, Gjon Gjoni, i cili dha versionin e tij se pse mendonte se Pecorelli nuk ishte vrarë.

“Nuk më erdhi ndonjë befasi e madhe ky lajm! Kam pas një besim të jashtëzakonshëm, duke u bazuar te disa fakte. Puna ime në territorin e bashkisë nuk ka të bëjë vetëm me anën funksionale, por me të gjitha. Pecorelli bëri një skenë të mirëpërgatitur në Itali, jo në Shqipëri. Ardhja e tij në 6 janar të këtij viti, me produkte të parikurisë ishte e dyshimtë.  Ne nuk shquhemi as për këtë fushë dhe nuk jemi aq shumë njerëz. Ai ka ardhur dhe ka studiuar vendin dhe ka pasur para sysh ku do bëhet dhe si do bëhet”, tha Gjon Gjoni.

I pyetur nëse e njihte më para Pecorellin, kryebashkiaku i Pukës tha “jo” dhe se e ka njohur vetëm kur ka ndodhur ngjarja. Më pas Gjoni shtoi se “biznesmeni italian ka qëndruar dy ditë në hotel, ditën e tretë nuk është kthyer edhe pse kishte prenetuar”.

Ndërsa kur u pyet se cilat kanë qenë pyetjet e para që ka bërë që ngjarja ishte e inskenuar, kryebashkiaku tha:

“Zjarrfikësja ka qenë shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe për aq kohë nuk mund të digjej trupi. Komandanti i zjarrfikëses ishte shumë i dyshimtë, që nga forma si ka rënë makina dhe pamundësia që një trup të digjej aq shpejt ku thuhet se duhet dy orë ose më shumë.

Gjithashtu aty janë rrugë dhe vende që nuk ndodhin të tilla precedentë. Ne kemi një zakon, zona të paprekshme, nuk mund të presim në besë një të huaj apo këdo tjetër aty. Është më e pamundur.

Vendi ku është gjetur makina, është zona ku nuk ka lëvizje makinash dh njerëzish. Policia dhe Prokuroria dhe ekspertët e ardhur nga Tirana, kanë punuar në mënyrën më të përkryer”.

Teksa u pyet se pse Pecorelli ka zgjedhur Pukën, Gjoni tha se është një vend që do bënte bujë.

“Në dendësi të madhe, bëhej rrethimi i zonës dhe ai kapej menjëherë. Zgjodhi Pukën që të kalonte nga kufiri sa më shpejt. Mendohet se Pecorelli ka kaluar nga Mali i Zi, pjesa më e mundshme. Nga Morina është e gjatë. I ka interesuar që të kalojë Malin e Zi dhe Kroacinë sa më shpejt”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Pukës.