Plagosja me armë në Tiranë/ Si nisi konflikti pas ndeshjes së kalçetos, zbardhet dëshmia e dy të rinjve nga Spitali i Traumës (Emrat)

93

Detaje të tjera dalin nga plagosja me armë e dy të rinjve në Tiranë mesnatën djeshme. Sipas News24, dy të rinjtë po ktheheshin nga një kalceto me makinë për t’u kthyer në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”.

Në dëshminë e tyre të dhënë përpara hetuesve teksa janë të shtruar në spital, ata shprehen se kanë bërë një manovër të gabuar me makina dhe i prenë rrugën një makine tjetër.

Sipas tyre, ata u përfshinë në konflikt pas kësaj manovre me drejtuesin dhe pasagjerët që ndodheshin në mjetin tjetër.

Më tej, të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato thonë se konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Të rinjtë u larguan me makinën e tyre drejt Spitalit të Traumës ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk janë identifikuar autorët teksa policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë kryeqytetin.