“Po paguhen nga 200 euro”, ish-kreu i ISHP-së plas SKANDALIN për procesin e vaksinimit në vendin tonë: : Do të kemi një imunizim fallco!

201

Ish-kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakjaj ngre alarmin se vaksinimi i detyruar do të sjell një kaos në vendin tonë.

Sipas tij, qytetarët kanë humbur besimin në institucione dhe si pasojë po nxitet korrupsioni masiv, ku po paguhen nga 200 euro për të marrë një certifikatë vaksinimi që nuk ka vlerë sepse vaksina nuk është bërë. Në këto kushte, sipas Jakjajt , vendi ynë do të shkonte drejt një imunizimi të rremë dhe kjo mund të rezultonte fatale.

“Unë e kam thënë shumë herë, të gjithë këto elementë bashkë çojnë në atë që është keqmenaxhimi. Menaxhimi politik dhe progpaganda që ka përdor qeveria dhe ministria në kurriz të qytetarëve duke mos bërë një punë profesionale për menaxhimin e pandemisë. Si e kemi ne situatën me vaksinën në vendin tonë? Kemi disa lloje vaksinash të pacertifikuara ndërkombëtarisht

Dy janë institucionet që janë potencialisht me autorizim shkencor për certifikimin e barnave dhe vaksinave. FDA dhe EMA. Ne kemi së fundmi një sasi dozash të ardhur në vendin tonë të pacertifikuar nga këto institucione. Ne nuk kemi një kontroll për kushtet e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës. Këto janë fakte dhe kjo na con në rezultatin që asnjë vend i BE-së nuk na njeh certifikatën e vaksinimit. Unë jam mjek, në këto kushte do këshilloja qytetarët të vaksinoheshin, por me një vaksinë të siguritë dhe të certifikuar.

Problemi është si transportohen, ku ruhen dhe si shpërndahen. Nëse kushtet nuk janë ideale, ashtu siç e parashikon protokolli i vaksinës ajo është armë bërthamore sepse shkakton dëm në momentin që nuk është ruajtur a skadon dhe jep efekt të kundërt. Në këto kushte i bën skeptikë qytetarët. Mungesa e besimit të qytetarëve tek institucionet ka çuar që qytetarët të paguajnë nga 200 euro për të marrë certifikatë fallco sikur e kanë bërë vaksinën. Pra vaksinimi i detyrueshëm po nxit korrupsionin, kjo është fatale sepse do të kemi një imunizim fallco.”, tha Jakaj për Fax.