Ngjarje e rëndë/ Shpërthen në flakë makina në tunelin Tiranë-Elbasan, dalin dyshimet e para

235

Një makinë ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit të Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferi ka dalë nga mjeti në momentin që makina mori flakë, teksa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.