Plagosen 3 persona në Milot, dy prej tyre vëllezër

181

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së dielës në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin.

Sipas policisë, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.