Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda e Gjermanisë, Gerd Müller

65

Bota e futbollit është në zi. Gerd Müller, sulmuesi dhe simboli i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, është ndarë nga jeta mëngjesin e së dielës në moshën 75-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga klubi bavarez, i cili e dha njoftimin me anë të një deklarate për shtyp.

Muller ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje për kombëtaren gjermane, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1972 dhe Kupën e Botës në 1974, duke shënuar në të dyja finalet.

Me bluzën e Bayern, Müller shënoi 566 gola në 607 ndeshje zyrtare.