Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe përfundon në market, plagoset një grua

186

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot pasdite në Vlorë.

Në rrugën që të çon për te fugonat e Kaninës, një makinë BMË X5 ka humbur kontrollin dhe ka goditur pjesën e jashtme të marketit.

Mirëpo nga përplasja është lënduar një grua që po blinte ushqime në dyqan. Nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me ngjarjen, si për shembull shkaku i aksidentit apo identiteti i të përfshirëve.