Aksident me pasojë vdekjen në autostradë

196

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën Levan-Vlorë.

Nga aksidenti në zonën e quajtur “Kripa” ka humbur jetën një person.

Mësohet se viktima ishte kalimtar.

Njoftimi i policisë:

Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.