Një kapuçino me briosh në Rinas, dyfish më shtrenjtë se në Milano-Malpensa! Si është e mundur?

478

Një nga pikat më të forta të turizmit tone, përveç natyrës së mrekullueshme, janë sigurisht dhe çmimet konkurruese jo vetëm në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, por edhe në krahasim me vende të tjera të Rajonit.

Kjo gjë vlen gjithandej, veç për kafenetë brenda aeroportit të Rinasit ku në mënyrë të pabesueshme kanë çmime gati dyfish më të larta edhe në krahasim me Italinë.

Një shqiptar nisi sot foton e një kuponi tatimor për një kapuçino dhe një briosh të paguara në kafene në Rinas (që nuk menaxhohet nga konçensionari i aeroporti, por nga privatë që kanë marrë me konçension vetëm lokalet) me çmimin rekord 5,58 euro (ose 670 lekë të reja).

I njëjti pasagjer, i mbërritur në aeroportin e Milano-Malpensa pagoi një tjetër kapuçino dhe briosh 3.90 euro!!! Si është e mundur që në Rinas një kapuçino dhe briosh të kushtojë më shumë se në Milano? Dhe si mund t’ua shpjegosh këtë turistëve që vijnë në Shqipëri për të paguar më pak?