Plagosen me armë zjarri burrë e grua

216

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz.

Raportohet për mediat se burrë e grua, Preng Paluca dhe Antoneta Paluca, kanë mbetur të plagosur afër banesës me armë zjarri në Kamëz. Ende nuk bëhen me dije detaje të imtësishme lidhur me ngjarjen në fjalë.

As identitetet e personave të përfshirë ende nuk dihen. Autori që i ka qëlluar është gjithashtu i paidentifikuar dhe shpejt do ketë njoftim nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.