Messi i jep lamtumirën Barcelonës, prek me fjalët në nisje të konferencës: Nuk jam gati, nuk e mendoja kurrë!

302

Në konferencën për shtyp pas largimit nga Barcelona, Lionel Messi tha se ndjehej falënderues për gjithçka që ka përjetuar në klubin blaugran, ku u rrit dhe u bë futbollisti më i mirë në botë.

“Është shumë e vështirë për mua të largohem nga këtu, kam kaq shumë vite këtu, këtu u rrita, është shtëpia ime. Nga ky vend dola i martuar, me tre fëmijë katalano-argjentinas. Dua t’i them të gjithëve që ishim me të gjithë familjen time mendërisht pro qëndrimit në Barcelonë dhe largimi në këtë mënyrë ishte i papritur për mua.

Dhashë gjithçka për këtë fanellë, që nga dita e parë, dhe e vërteta është se po largohem i plotësuar. Ndjehem mirë për dashurinë që më dhanë njerëzit. Kurrë nuk e mendoja që do thoja lamtumirë. Më vjen keq që nuk u thashë mirupafshim tifozëve në Camp Nou duke dëgjuar brohorimat në stadiumin plot, duke bërtitur emrin tim.

Të thoja lamtumirë siç duhet. Gjithmonë mbeta i njëjti, nuk ndryshova kurrë dashurinë time për tifozët, klubin e çdo gjë që ka lidhje me Barcelonën. Do jem pjesë e këtij klubi gjithmonë,” tha Messi.