Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, reagon Policia dhe jep detaje për ngjarjen

224

Mbrëmjen e djeshme në Shkënkoll të Lezhës janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit me iniciale P.T, fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime.

Policia në një njoftim zyrtar thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

“Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.