Shkoi të peshkonte, humb jetën tragjikisht 57-vjeçari

182

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Picallë në Tiranë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë në momentin që ishte duke peshkuar.

57-vjeçari me iniciale K.D ka humbur jetën rreth orës 17:10.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake. Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.