Zbardhet identiteti, kush është 60-vjeçari që vdiq mes flakëve në Gjirokastër

239

Andrea Haxhiaj është 60-vjeçari që humbi jetën sot mes flakëve, duke u kthyer dhe në viktimën e parë për shkak të situatës së rënduar me zjarret në vend.

Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë,

Situata është mjaft e rënduar në qarkun e Gjirokastrës për shkak të zjarreve. Vetëm pak më herët, vetë ministri Niko Peleshi, ka kërkuar që banorët e njësisë administrative Lunxhëri-Antigone të evakuohen, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave.