Lufta me flakët në Gjirokastër, asfiksohet një ushtar, dërgohet në spital

47

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar i asfiksuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës si pasojë e ndërhyrjes dhe luftës në terren me flakët në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigonë Bashkia Gjirokastër.

Gjendja e ushtarit paraqitet e rëndë, ndërkohë që gruaja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën rreth orës 15:00 si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zeneli, është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.