Dëshira për të shijuar pamjen për familjen u shndërrua në katastrofë/ Makina përfundon në humnerë, kishte një person brenda, videoja po trondit rrjetin

310

Pamjet kur një makinë teksa bie në humnerë po bëjnë xhiron e rrjetit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Duku të Xinjiang, ndërsa 1 pasagjer nuk arriti të dilte në kohë duke pësuar lëndime të rënda. Dëshira për të shijuar pamjen piktoreske për familjen u shndërrua në katastrofë. Burri që ishte në timon zbriti nga automjeti i pari, më pas kur pa automjetin që papritmas filloi të rrëshkasë, u shokua dhe thirri personat e tjerë për të dalë.

Një djalë i ri duket teksa hap derën në sediljen e pasme dhe del jashtë, i ndjekur me shpejtësi nga një grua. Por, në mënyrë dramatike, një grua tjetër në sediljen e përparme nuk arriti që të dilte jashtë në kohë dhe makina ra në humnerë. Sipas mediave të huaja, pasagjerja e bllokuar brenda makinës i mbijetoi rënies, por pësoi dëmtime të rënda.

https://youtu.be/c-JxCNLqNxg