E rëndë në Durrës, mbytet një person teksa po lahej në det, dalin detajet e para

233


Një i moshuar i cili ka qenë duke u larë në det është mbytur.

75 vjeçari B. S është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal Durrës. Sipas policisë ai është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1 në Durrës.

“Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.