Sa do vazhdojë i nxehti afrikan në Shqipëri? Meteorologët bëjnë parashikimin për javën që vjen: Ja kur freskohet moti

215

Edhe për këtë javë që sapo ka nisur, vendi ynë do të vijojë të jetë i “mbërthyer” nga i nxehti Afrikan por fundi i javës më në fund sjell një lehtësim.

Por pse?

Siç u theksua edhe më lart, fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e Hënë deri ditën e Mërkurë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Duke filluar nga dita e Enjte situata meteorologjike ndryshon pasi fillon terheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.

Moti (dita e Enjte) do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu. Ato të do jenë të dobëta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kësaj radhe më të theksuara në zonën e jugut.

Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve malore në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Përgjatë vijës bregdetare do të jenë sporadike në formën e pikave.