Luiza Gega në finalen e garës së 3000 m me pengesa, siguron kualifikimin direkt

236

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa në Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio.32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ndërkohë që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs.

Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës.