Përdorimi i vazhdueshëm i limonit në ushqim! Para se të bëni sërish lexoni pak shkrimin.

612

Nga Chef Alfred Marku

Ndodh shpesh që mbi pjatën me mish apo peshk të shtrydhet ndonjë limon, e kjo me mendimin se do të ndikojë në shijen që do të konsumohet. Duhet thënë që në fillim që nuk është gjithmonë kështu! Fillimisht dua të sqaroj se përdorimi i fjalës BIO apo NATYRALE “e shoqëruar” me pak limon e ndryshon krejtësisht konceptin dhe jep diçka krejt të re.

Limoni është një frut shumë i mirë dhe i pasur me vitaminën C dhe disentant. Por sa vlerë ka në ushqimin tonë të përditshëm? Cili është roli i aciditeteve të athta në ushqim dhe çfarë ndodh me freskinë e tyre pas përdorimit të limonit? Ka shumë pyetje e sigurisht dhe shumë përgjigje për çdo produkt ushqimor, por e rëndësishme është të mund të dimë sa më shumë.

Lëngu i limonit përmban rreth 5% acid dhe kjo i jep atij shijen e thartë dhe pehash dy deri në tre shkallë më të lartë se shumë, ndaj lëngu i tij ndryshon plotësisht shijen e pjatës fillestare pas përdorimit të tij. Ajo që duhet të kemi parasysh është fakti se ky fryt ka vlera për organizmin tonë, por në ushqim duhet ditur ta përdorim dhe përse ta përdorim.

Ndërsa drekoni në restorante gjithnjë bëhet pyetja nëse produktet janë të freskëta, nëse janë prodhime vendase e akoma më së miri të jenë lokale e kjo do të thotë se po kërkoni të dëgjoni aromën e tyre ndërsa i konsumoni. Në rastin e përdorimit të limonit gjithçka ndryshon. Lëngu i tij mund të shkatërrojë çdo aromë, atë të peshkut të freskët të detit, mishit të bagëtive të imta për të cilat mund të kemi udhëtuar për orë të tëra apo duke përshkruar kilometra të gjata.

Pavarsisht dëshirës tonë për diçka ndryshe, duke shtrydhur limon mbi pjatën e përgatitur nga kuzhinierët do të shijojmë vetëm aromën e limonit dhe do të minimizohen shumë nga aromat që kishte në fillim pjata natyrale e realizuar në kuzhinë. Një produkt që piqet dy herë e humbet aromën, vitaminat dhe proteinat. Me përdorimin e limonit kemi bërë pikërisht atë që nuk duhet, sepse ai ka veti pjekjeje dhe produkti final është trajtuar dy herë.

Produktet e marinuara janë pikërisht ajo çfarë limoni bën mbi to, pjekjen e ftohtë duke ndikuar në përmirsimin e shijes përfundimtare, për të shmangur aromat e pakëndshme. Duke i’u referuar pikërisht pjatave të marinuara, të cilat më së shumti kanë edhe lëng limoni, janë dëshmi e efektit të veprimit që ka ky frut mbi mishin dhe peshkun kryesisht, por mbi çdo produkt të cilit i bashkangjitet.

Ajo çfarë po prezantojmë është një mënyrë e re për të parë ushqimin. Për të marrë më të mirën dhe për të ndjerë shijen e tyre natyrale, ushqimet në pjatë duhet të jenë të kombinuara dhe pa e dëmtuar freskinë e tyre. Limoni nuk është një frut i tillë, ndaj duhet të qendrojë sa më larg pjatave. Përsa kohë limoni është një frut sezonal, përdorimi i tij i vazhdueshëm në ushqime do të ndikojë në ndryshimin e shijes së pjatës që keni përzgjedhur.

Ne, tek Rapsodia, kujdesemi edhe për këtë detaj, duke u foluar klientëve tanë që para se të përdorin limonin të marrin në konsideratë humbjen e shijes natyrale të produketeve e padiskutim të pjatave të freskëta duke shtrydhur lëngun e tij shumë të mirë për organizmin e njeriut, por jo i duhuri për t’u bashkuar me prodhimet e freskëta në të njëjtën pjata. Mënyrat më të mira për shfrytëzimin e limonit janë duke pirë ujë me lëngun dhe fetat e tij ose duke e përzier me vaj ulliri dhe duke e përdorur në gatime e sallata. Nëse ju dëshironi pjata të fresktëta, prodhime lokale dhe shijen e tyre origjinale mbani larg limonin.