PLAS SKANDALI / Eli Fara pagë në administratën shtetërore, përfiton projekte edhe për vajzën, dalin të dhënat që zbulojnë 65 udhëtimet nëpër botë të këngëtares me Fatmir Mediun

607

Një skandal i rëndë po qarkullon në mediat online ditën e sotme për ish-ministrin Fatmir Mediu dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Eli Fara. Sipas tyre, këngëtarja Eli Fara ka marrë rrogë dhe fonde nga një post drejtues në administratë falë raporteve me ish-ministrin Fatmir Mediu.

Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacionesh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”, shkruan Dita.

Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit.