Një humbje e madhe! Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare gazetarja e njohur shqiptare

114

Shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku, u nda nga jeta pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66-vjeçare.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinisë së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,? ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.? Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në përmbushje të dëshirës së saj ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

Një humbje e madhe! Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare